Lajme

Reforma Zgjedhore, Rama: Komisionit po i mbaron afati, do e kalojmë në Kuvend

Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Shkodra se Reforma Zgjedhore do të kalojë në tryezën e Kuvendit për t’i dhënë vulën përfundimtare.

I pyetur nga gazetarët për negociatat e përfolura mes mazhorancës dhe opozitës së drejtuar nga Gazment Bardhi për komisionet hetimore dhe reformën zgjedhore, Rama u duk sikur nuk donte t’i hynte një tjetër përplasje me pakicën parlamentare.

Shefi i ekzekutivit tha se komisionet hetimore janë e drejtë e opozitës, por ngritja e tyre do të bëhet sipas vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Reforma Zgjedhore nuk do të përmbyllet në komisionin bipartizan, la të kuptohej Rama, duke i shpëtuar kështu kërkesës së grupimit të Gazment Bardhit për të larguar nga bashkëkryetar Enkelejd Alibeajn e PD-së zyrtare dhe emëruar në vend të tij Oerd Bylykbashin e Rithemelimit.

Sa i përket reformës zgjedhore, është një praktikë që ka dalë nga konteksti kohës që jetojmë dhe ne si PS me mbarimin e afatit do t’ia lëmë në tryezë kuvendit dhe nëse do ketë të tjerë që do duan të lënë propozimet do t’i lënë”, u shpreh Rama.

Lexo edhe:
Negociata PS-opozitë? Rama: S’ka nevojë, “Hetimorët” janë e drejtë e tyre, por sipas vendimeve të GJK

/Shqip.com