Lajme

Reforma zgjedhore: Drafti i Komisionit gati të dërgohet në Kuvend

Gjatë ditës së sotme, Komisioni Ad-Hoc për Reformën Zgjedhore në Kosovë, ka mbajtur punëtorinë e fundit.

Në këtë mbledhje prezentë kanë qenë edhe  zyrtarë nga KQZ, OSBE, si dhe përfaqësues nga ambasadat e huaja.

Kryetari I këtij Komisionit, Abelard Tahiri, ka thënë se të gjitha partitë janë të gatshëm që së shpejti draftin ta dërgojnë për në Kuvend.

Në anën tjetër, Adnan Rrustemi, tha se do të marrin për bazë rekomandimet e OSBE-së në mënyrë që procesi të përmbyllet me sukses, por edhe gjetjet e misionit të BE-së.

Edhe Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, tha janë të gatshëm ta ndihmojnë Komisionin për këtë çështje, duke përgëzuar Komisionin për punën e bërë.

Kjo punëtori është mbështetur nga Misioni i OSBE-së në Kosovë.

/Shqip.com