Referi kryesor sulmohet në Ligën e Tretë

Skenat e dhunës janë rikthyer në futbollin kosovar.
Pas sulmeve – që ndodhën dje, në Gjilan, ndaj portierit të Ballkanit, Stivi Frashëri – një episod i ngjashëm ka ndodhur edhe në Ligën e Tretë.
Në një video e cila është duke qarkulluar në rrjetet sociale – shihet se është sulmuar një refer kryesor, në Ligën e Tretë.
Në takimin e vlefshëm për xhiron e 13-të, ndërmjet Bashkimit dhe Besës, gjyqtari kryesor shihet pa bluzën indetifukuese.
Për shkak të kësaj tollovie të krijuar – ndeshja është ndërprerë në minutën e 36-rë.
Referi – shihet po ashtu duke e ndëshkuar një futbollist me karton të kuq, teksa video duket që është bërë nga një tifoz i pranishëm në stadium.
Deri më tani nuk ka pasur asnjë njoftim nga Federata e Futbollit të Kosovës lidhur me këtë rast.
Ditëve në vijim – pritet të shihet se cili do të jetë vendimi i Komisionit të Garave./Shqip.com