Sport Ndërkombëtar

Reece James – “xhevahiri” i Chelseat

Reece James

Krahu i djathtë i londinezëve është i “blinduar”.

Reece James është futbollisti që po brohoritet në “Stamford Bridge”, shkruan Shqip.com.

Reprezentuesi anglez, është duke kaluar në formë jetësore në këtë sezonë.

Të martën, ai shënoi gol edhe ndaj Juventusit në Ligën e Kampionëve, duke e dëshmuar edhe një herë që është ndër më të mirët në botë, pozitën e mbrojtësit të krahut të djathtë.

Por, “zenitin” e kualitetit të tij, po e tregon në Premierligë.

Në nëntë ndeshje të zhvilluara në këtë sezonë, James ka realizuar katër gola, shifër astronomike për pozicionin e tij.

Reece James nets winning penalty as Chelsea beat Southampton to reach  League Cup last eight
Reece James

24 vjeçari po ashtu ka qenë autor i katër asistimeve, duke i “servuar” topa të saktë – shokëve të skuadrës.

Reece është “prodhim” i akademisë së Chelseat, ndërsa në ishull ka zhvilluar 65 ndeshje.

Anglezi ka kontratë me Kampionët e Evropës deri në vitin 2026, ndërsa vlera e tij në tregun e transferimeve sipas “Transfermarket” vlerësohet të jetë 45 milionë euro. /Shqip.com