Sport Ndërkombëtar

Reece James e vazhdon rrugëtimin me Chelsean

Reece James

Konsiderohet si një nga futbollistët më të mirë në botë – në pozitën e tij.

Dhe Chelsea e ka “blinduar”.

Recee James e ka vazhduar kontratën me Chelsean – deri në vitin 2028.

Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të klubit.

“Unë jam rritur duke mbështetur këtë klub dhe kam qenë këtu që kur isha gjashtë vjeç. E vendosa në letër një marrëveshje të re sepse ky është klubi ku dua të jem. Unë do të doja të them një falënderim të veçantë për tifozët, unë jam këtu për të qëndruar dhe ne kemi një të ardhme të ndritur përpara nes”, tha James ndër të tjera – pasi firmosi.

James – është pjesë e skuadrës së parë të Chelseat – që nga sezoni 2019-2010 dhe ka zhvilluar 87 ndeshje në Premierligë.

22 vjeçari njihet për shpejtisinë, aftësitë në lojën ofanzive dhe sigurinë në repartin mbrojtës.

Ani pse i ri në moshë – ai veçse e ka fituar Ligën e Kampionëve – dhe tashmë e synon titullin në ishull./Shqip.com