Lajme Botë

Rebelët në Jemen pezullojnë sulmet në Arabinë Saudite për tre ditë

Rebelët Houthi në Jemen kanë deklaruar të shtunën se do të pezullonin sulmet me raketa dhe dron në Arabinë Saudite për tre ditë pasi ka një inicativë për krijimin e paqes.

Ata kanë deklaruar se sulmet do të ndaleshin nëse  koalicioni i Arabisë Saudite ndalon luftën në Yemen dhe heq kufizmet në port.

Grupi gjithashtu ka njoftuar se do të pezullonte operacionet tokësore në Jemen duke përfshirë rajonin e prodhimit  të gazit në Marib.

Mahdi al-Mashat, kreu i zyrës politike të Houthis ka deklaruar se ata janë të interesuar për paqe.

“Kjo është një ftesë e sinqertë dhe hapa praktikë për të rindërtuar besimin dhe për të çuar të gjitha palët nga arena e bisedimeve në arenën e akteve,” tha Mashat.

Nisma e për paqe  erdhi pasi lufta midis grupit Houthi dhe koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite hyri në vitin e saj të tetë dhe dhuna është përkeqësuar gjatë muajve të fundit. Konflikti ka vrarë dhjetëra mijëra njerëz, kryesisht civilë, dhe ka lënë miliona të përballen me urinë dhe sëmundjet./Shqip.com