Sport Ndërkombëtar

Reali mposht Getafen, rikthehet në pozitën e dytë

Real Madrid ka shënuar fitore 1-0 ndaj Getafes në ndeshjen e javës së 34-t të La Liga.

Ekipi i Ancelottit dominoi të gjithë takimin, megjithatë nuk mundën të realizonin më shumë se një gol.

Pjesa e parë u mbyll me barazim pa gola, pavarësisht rasteve që patën madrilenët, nuk ia dolën të zhbllokonin sfidën.

U deshën plot 70 minuta lojë që Asensio të gjente rrugën drejt rrjetës dhe t’u dhuronte avantazhin dhe njëkohësisht fitoren vendasve.

Pas kësaj përballjeje Real Madrid renditet në vend të dytë me 71 pikë, teksa Getafe vuan në vend të 18-të me 34 pikë.

/Shqip.com