Sport Ndërkombëtar

Reali gati t’ia “hap derën” Hazardit

Eden Hazard

Aventura në Spanjë nuk ka shkuar siç pritej për Eden Hazard.

Lëndimet e shumta dhe forma jo e mirë fizike kanë bërë që belgu të mos bëhet pjesë e formacionit starturs.

Sipas mediave spanjolle, Carlo Ancelotti mendon se Hazard nuk e respekton klubin dhe është i gatshëm ta lejoj sulmuesin të largohet me parametra zero.

Eden Hazard

Florentino Perez do të ishte i gatshëm të pranonte çdo ofertë në janar, por nuk mohohet mundësia që ai të largohet edhe pa para.

Hazard pati një shans të ri për të lënë mbresa, pasi ai ishte në formacionin fillestar për herë të parë në më shumë se një muaj.

Ancelotti tha se ishte shumë i kënaqur me qëndrimin dhe performancën e tij në stërvitje dhe e vendosi atë në formacionin fillestar kundër Shakhtar Donetsk.

Ishte një ndeshje praktikisht e parëndësishme, pasi “Mbretërit” ishin klasifikuar si të parët në grup, megjithatë ai zhgënjeu përsëri.

Reali pagoi 160 milionë euro për 31-vjeçarin.

/Shqip.com