Sport Ndërkombëtar

Reali fitues i Kupës së Mbretit

Real Madridi e ka shtuar edhe një torfe në koleksionin e pasur të skuadrës.

“Mbretërit” sonte e kanë fituar Kupën e Mbretit, pasi në finale shënuan fitore ndaj Osasuanës me rezultat 2-1.

Rodrigo e zhbllokoi shumë shpejt rezultatin, duke shënuar që në minutën e 3-të, pas asistimit nga Vinicius Jr.

Me rezultatin 1-0 përfunduan 45 minutat e parë.

Osasuna nuk u dorëzua dhe ia doli që në minutën e 58-të t’i barazojë shifrat në 1-1, me golin e shënuar nga Lucas Torro.

Mirëpo, Reali e riktheu sërish epërsinë në minutën e 70-të dhe ishte sërish Rodrigo që shënoi.

Në këtë mënyrë, madrilenët e fituan trofeun e parë për këtë vit, ndërsa janë edhe në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

/Shqip.com