Sport Ndërkombëtar

Reali fiton “El Clasicon” në “Santiago Bernabeu”

El Clasico i zhvilluar në stadiumin e famshëm “Santiago Bernabeu” është fituar nga Real Madridi me rezultat 3:1.

Gjuajtja e Vinicius Junior u devijua, me Karim Benzema që e shfrytëzoi për të dhënë një përfundim të shkëlqyer nga 12 metra larg.

Barcelona thuajse gjeti golin e barazimit kur Robert Lewandowski humbi nga afërsia.

Të rinjtë e Carlo Ancelottit e ndëshkuan atë gabim kur një kundërsulm i shpejtë pa Federico Valverde të shënonte me një përpjekje të shkëlqyer nga jashtë zonës.

Vetëm pas pjesës së parë, Benzema e kishte sërish topin në rrjetë, por goli nuk u llogarit pasi francezi ishte jashtë loje.

Lewandowski ishte i sigurt se ai ishte faulluar nga Dani Carvajal në kuadrat, por as gjyqtari dhe as zyrtari i VAR nuk pranuan.

Teksa shpresat e Barçës po shuheshin, gjuajtja e Ansu Fatit nga jashtë zonës u ndal nga shtylla.

Më pas, me vetëm shtatë minuta për të përfunduar, Ferran Torres shënoi nga një pasim me taka nga Lewandowski brenda zonës së penalltisë.

Teksa Barcelona po mundohej të barazonte, Reali me një kundërsulm të shpjet pa që Rodrygo të faullohet brenda zonës nga Eric Garcia.

Dhe ishte pikërisht braziliani që shënoi nga pika e bardh.

Tani Reali merr kryesimin e La Ligas, i ndjekur nga Barcelona që ka tri pikë më pakë.

/Shqip.com