Sport Ndërkombëtar

Reali fiton dhe shtyn festën e Barcelonës

Real Madrid ka fituar ndaj Celta Vigos në “Santiago Bernabeu” me rezultat 2-0, në kuadër të javës së 30-të të la Ligas. “Los Blancos” shënuan në fundin e pjesës së parë me Asension, që dërgoi në rrjetë topin e pasuar nga Vinicius Junior.

Sapo nisi pjesa e dytë, vendësit shënuan të dytin me Militaon, që në zhvillimet e një goditjeje këndi, kërceu fuqishëm me kokë duke mos i dhënë asnjë shans portierit kundërshtar.

Kaq mjaftoi për skuadrën e Carlo Ancelottit për të marrë fitoren e 20-të në kampionat, që e ngushton diferencën me Barcelonën në 8 pikë.

Pas kësaj fitoreje, Reali i ka 65 pikë, Barcelona 73, por katalonasit e kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.

/Shqip.com