Sport Ndërkombëtar

Reali e ka gjetur pasuesin e Ancelottit

Pavarësisht këmbënguljes së Federatës Braziliane për ta rekrutuar këtë verë, Carlo Ancelotti do ta vazhdojë aventurën me Real Madridin deri në vitin 2024.

Pas kësaj do të angazhohet me Seleçaon, ku do të ketë objektivin kryesor, yllin e gjashtë të shumëpritur në Kupën e Botës 2026. Kjo edhe për t’i dhënë kohë Florentino Perezit për të gjetur pasuesin e tij. Një kohë që nuk duket të jetë e nevojshme, pasi presidenti i Realit tashmë e ka gjetur trajnerin e rij.

Sipas informacioneve të “Bild”, Perez tashmë e ka vënë syrin te Xabi Alonsos. Ai ka bërë një pune shumë të mirë në Leverkusen dhe ish-mesfushori i “Mbretërve” (2009-2014) vlerësohet ende shumë nga ish-presidenti i tij.

Tekniku 41-vjeçar do të ishte kështu prioriteti kryesor i Florentino Perez për të zëvendësuar italianin Carlo Ancelotti. Mbetet të shihet nëse trendi do të konfirmohet në muajt në vijim.

/Shqip.com