Sport Ndërkombëtar

Real Madridit i shtohet edhe një Vinicius – nga Shakhtar

Vinicius Tobias

Vinicius Tobias lë pas Shakhtarin e Ukrainës në luftë, për t’u nisur drejt Madridit të Spanjës.

Por, braziliani nuk do të shkojë atje për pushime.

Real Madrid ka arritur marrëveshje me të në formë huazimi dhe do ta dërgojë në ekipin e dytë -Castilla, raporton “Goal“.

Transferimi vie pasi UEFA mori vendim të lejojë lojëtarët nga ligat e Ukrainës dhe Rusisë t’i bashkohen skuadrave të tjera pa ndonjë penalizim, deri në fund të sezonit.

Vinicius Tobias, Shakhtar Donatsk

Tobias do të qëndrojë te “Los Blancos” deri në fund të këtij sezoni, por që do të mund ta zgjasë aventurën edhe më gjatë, pasi klubi duket se ka interes për një gjë të tillë.

Gjithashtu, talenti nuk do të mundet të paraqitet për seniorët shkaku i dokumentacioneve.

Ai akoma nuk ka bërë asnjë lojë për nënkampionin ukrainas, që prej se u transferua nga Inernacional në janar. /Shqip.com