Real Madridi synon të thyejë rekordin 61-vjeçar
Barcelona hyn në ndeshjen e sotme ndaj Real Madridit me epërsinë 1-0m në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit. Në “Camp Nou”, ata do të shijojnë shanset e tyre për të kaluar në finale ku i pret Osasuna.
Sipas gazetës Mundo Deportivo , Blaugranët nuk kanë humbur asnjë ndeshje me eliminim direkt kur kanë pasur epërsi në “Camp Nou” tash e 61 vjet.
Hera e fundit që ndodhi ishte kundër Real Madridit në vitin 1962, në atë që atëherë njihej si Copa del Generalissimo.
Barcelona, e drejtuar nga legjenda Ladislao Kubala, kishte fituar 1-0 në “Santiago Bernabeu” me golin e Eulogio Martinez. Në ndeshjen e kthimit, Los Blancos fituan 3-1.

Skuadra e Carlo Ancelottit gjithashtu shpreson të shkëpusë një seri prej tre humbjeve radhazi ndaj Barcelonës këtë sezon.
Me garën për titull në La Liga që duket si e përfunduar, ndeshja e Copa del Rey duket si një derbi i rëndësisë së veçantë.
/Shqip.com