Sport Ndërkombëtar

Real Madridi mposhtet nga Real Sociedai

Real Madridi ka pësuar humbje 2-0 nga Real Sociedai në kuadër të javë së 33-të në La Liga.

Vendasit rrezikuar qysh në minutën e 12-të nëpërmjet Alexander Sorloth, por gjuajtja e tij u blokua nga mbrojta e Los Blancos.

Martin Zubimendi dhe David Silva testuan Thibaut Courtoisin, por portieri bleg ishte i vëmendshëm ndaj goditjeve të tyre.

Por, në minutën e 47-të, Courtois nuk ia doli të ndalonte goditjen e ish-lojtarit të Real Madridit, Takefusa Kubo, që realizoi për 1-0.

Në minutën e 61-të, Real Madridi kaloi në një situatë edhe më të vështirë, kur Dani Carvajal pranoi edhe kartonin e dytë të verdhë dhe la ekipin e tij me dhjetë lojtarë në fushë.

Sociedadi nuk u dorëzua deri në fund dhe shënoi edhe golin e dytë, tani përmes Ander Barrenetxea (86′) për t’i siguruar ekipit të tij pikët e plota.

Pas javës së 33-të, Real Madridi vazhdon të jetë në vendin e dytë me 68 pikë, 14 më pak se lideri Barcelona, ndërsa në xhiron e 34-të takohen me Getafen.

/Shqip.com