Real Madridi me lehtësi mposht Alavesin

Real Madridi është kthyer te fitorja, pasi me lehtësi ka mposhtur Alavesin.
Ndeshja e zhvilluar në “Santiago Bernabeu” përfundoi me rezultat 3:0 në të mirë të vendasve.
Pavarësisht dominimit të Real Madridit, pjesa e parë përfundoi me rezultat të barabartë pa gola.
Rezultatin e zhbllokoi në minutën e 63-të Marco Asensio, pas një asistimi të Karim Benzemas.
Ishte përsëri Benzema që asistoi, por këtë herë topin në rrjete qoi Vinicius Junior, në minutën e 80-të.
Reali arriti që ta siguroj fitoren në minutat e fundit të ndeshjes, kur pas dy asistimeve këtë herë ishte sulmuesi francez që nga pika e bardh shënoi për rezultatin përfundimtar 3:0.
Real Madridi mbetet në vendin e parë me 57-të pikë të grumbulluara, derisa Alaves bie në vendin e 19-të me vetëm 20-të pikë.
Ndeshjen e radhës Reali përballet me Rayo Vallecanon, ndërsa Alaves udhëton drejt Getafes./Shqip.com