Sport Ndërkombëtar

Real Madridi ka gati operacionin Reece James

James dhe Ancelotti

Reece James ishte njëri nga lojtarët për t’u parë në ndeshjen e kësaj të mërkure në Santiago Bernabeu mes Real Madridit dhe Chelsea.

Sipas gazetës Marca, mbrojtësi i djathtë i Bluve është në agjendën e Los Blancos.

Anglezi është nga ata lojtarë që i pëlqen dhe po shikohet nga drejtuesit e Real Madridit, ashtu si Alphonso Davies, por në këtë rast për mbrojtësin e majtë.

Të dy pozicionet janë ato që nga tribuna dhe kritikët pretendohen si të mundshme për t’u përforcuar në verë nga Mbretërit.

Situata e Chelseat nuk është më e përshtatshme dhe në afatin kalimtar të radhës ata do të kenë detyrimin të shesin një nga lojtarët e tyre.

Kështu, një nga futbollistët mund të jetë Reece James dhe, sipas gazetës Marca, largimi i tij mund të bëhet për mbi 50 milionë euro.

Në ndeshjen kundër Real Madridit, James filloi si titullar dhe kishte shumë punë në përpjekje për të ndaluar sulmet e Vinícius Jr nga krahu i tij.

Me një kontratë me Chelsean deri në vitin 2027, operacioni do të nënkuptonte se klubi madrilen do të duhet të gërvisht xhepat për ta larguar atë nga skuadra londineze, duke i ofruar pagë më të lartë.

/Shqip.com