Sport Ndërkombëtar

Real Madridi i tregon Dortmundit se sa mund të paguajë për Bellingham

Jude Bellingham

Real Madridi raportohet se e ka prioritet transferimin e Jude Bellingham këtë verë, por e ka vënë një limit se sa miliona euro është i gatshëm t’i paguajë për yllin anglez.

Bellingham pritet që të largohet këtë verë nga Borussia Dortmundi, dhe garën për shërbimet e tij po e udhëheqin Liverpooli, Real Madridi dhe Manchester City.

Liverpooli është i vendosur për ta transferuar Bellingham, sidoqoftë skuadra e Jurgen Klopp mund ta humbasë garën për nënshkrimin e 19 vjeçarit, nëse dështon që të kualifikohet në Ligën e Kampionëve.

Pavarësisht spekulimeve nëse Real Madridi do të shpenzojë shuma të larta këtë verë, “Marca” ka bërë të ditur se kampioni evropian do ta ketë prioritet transferimin e Bellingham.

Sidoqoftë, një tjetër medium spanjoll ka bërë një sugjerim i cili mund të ngritë gjasat e skuadrave angleze për ta transferuar yllin e Dortmundit.

“AS Sport” ka bërë të ditur se Reali nuk është i gatshëm të shpenzojë më shumë se 120 milionë euro, pasi që besojnë se çdo çmim mbi këtë do të ishte më i vlefshëm për të investuar në një sulmues që shënon shumë gola.

Po ashtu, thuhet se Reali nuk do që të hyjë në një luftë ofertash me Liverpoolin dhe Cityn për Bellingham.

/Shqip.com