Real Madridi i interesuar për Reece James
Publikuar:
(11.10.2021 11:23:40)
Real Madridi është duke e shqyrtuar mundësinë që t’i ofrojë Chelsea një shkëmbim gjatë afatit të ardhshëm veror.
Bëhët fjalë për Reece James i cili mund të shkojë në “Santiago Bernabeu” nëse Hazard rikthehet në Londër te Chelsea, raporton tribuna.com, transmeton Shqip.com
Siç raportohet në media, Real Madridi është tejet i interesuar për James.
Ndërsa, Chelsea do ta rikthente Hazardin në skuadër.
James, talenti 21 vjeçar kushton 45 milionë euro.
Shifër që klubi mbretëror do ta paguante.
Por, skuadra londineze është duke e parë si potencial të madh Jamesin.
Ndërsa, njëkohësisht e do në ekip edhe Hazadin. /Shqip.com