Sport Ndërkombëtar

Real Madrid “vihet pas” Reece James

Reece James

Reece James është objketivi i ri i Real Madrid.

“Mbretërit” dëshirojnë që ta përforcojnë krahun e djathtë të mbrojtjes dhe James pëlqehet nga Carlo Ancelotti.

Sipas “EL Nacional”,  madrilienët mund mund ta përfishjnë Eden Hazard si pjesë e marrëveshjes.

Hazard turns 30 | Real Madrid CF
Eden Hazard

“Skuadra spanjolle e bën yllin e bluve objektivin kryesor për t’u forcuar në krahun e djathtë. Real Madridi është i vendosur të ofrojë Eden Hazard përsëri te Chelsea si pjesë e një marrëveshjeje për Reece James.

Skuadra spanjolle shpreson të investojë në një mbrojtës të ri të djathtë për të ofruar mbulim për Dani Carvajal dhe Carlo Ancelotti i ka kërkuar presidentit Florentino Perez që të bëjë një lëvizje për James”, ka shkruar mediumi spanjoll.

Në anën tjetër, mediat angleze kanë raportuar se Roman Abramovich është pro një rikthimi të mundshëm të Hazardit në “Stamoford Bridge”.

Reece James is on Another Level! 2021/22 - YouTube
Reece James

James është një nga futbollistët kryesorë të Chelsesat, kurse Hazard ka pasur probleme të shumta me lëndime.

Mbrojtësi anglez ka zhvilluar 15-të ndeshje në Premierligë, kurse është autor i katër golave dhe pesë asitimeve.

Në anën tjetër, Hazard ka pasur probleme të shumta me lëndime, dhe ka shënuar vetëm një gol – në 13-të ndeshje të zhvilluara në këtë sezonë, në të gjitha kompeticionet./Shqip.com