Sport Shqiptar

Real Madrid – Valencia, publikohen përbërjet startuese

Real Madridi është nikoqir i Valencias në Santiago Bernabeu për ndeshjen e mbetur të xhiros së 17-të të La Liga.

Los Blancos janë në vend të dytë në kampionatin spanjoll, me tetë pikë prapa Barcelonës (që ka një ndeshje më shumë të zhvilluar).

Los Che kanë arkëtuar 20 pikë deri më tani dhe mbajnë vendin e 14-të në renditjen tabelare.

Carlo Ancelotti do t’i vë taktikat e tij përballë Voro Gonzalez, i cili e drejton skuadrën pas shkarkimit të Gennaro Gattusos.

Formacionet zyrtare

Real Madrid: Courtois; Nacho, Militao, Rudiger, Camavinga; Kroos, Modric, Ceballos; Asensio, Benzema, Vinicius.

Valencia: Mamardashvili; Foulquier, Gabriel, Diakhaby, Gaya; Guillamon, Andre Almeida, Musah; Castillejo, Samuel Lino; Cavani.

/Shqip.com