Sport Ndërkombëtar

Real Madrid, ultimatum për Mbappen

Real Madridi duket se do të tentojë transferimin e Kylian Mbappes në këtë verë.

Derisa ishte raportuar se “Los Blancos” po shikonin ta merrnin sulmuesin francez si lojtar të lirë, planet e tyre kanë rënë në ujë.

Lojtari 24-vjeçar i ka bërë me dije Paris Saint-Germain se nuk do të rinovojë, andaj edhe klubi e ka vendosur në shitje.

Tani, sipas asaj që raporton Marca, Real Madridi po synon ta transferojë Mbappen në këtë verë, madje duke i caktuar një datë.

Mediumi shton më tej se klubi spanjoll i ka thënë fituesit të Kupës së Botës me “Gjelat” se ka afat deri më 12 gusht që të vendosë për të ardhmen e tij.

Kjo datë simbolizon edhe nisjen e kampionati spanjoll, ndërsa Real Madridi synon ta komponjë skuadërn sa më parë.

Mbappe aktualisht është në Paris, pasi PSG nuk e lejoi të udhëtonte për turneun para-sezonal në Japoni, duke bërë të ditur në të njëjtën kohë se është vënë në shitje.

/Shqip.com