Real Madrid – superior ndaj Atleticos pas 45 minutave lojë
Publikuar:
(18.09.2022 21:49:06)

“Wanda Metropolitano” është heshtur.
Atletico Madrid po mposhtet në shtëpi nga Real Madrid – me rezultat 0-2 – pas 45 minutave lojë.
Golin e parë për mysafirët e realizoi Rodrygo – në minutën e 18-të.
U prit një përgjigje nga vendasit – por nuk erdhi.
Teksa, në anën tjetër – Valverde e tundi rrjetën për 0-2 – kur po zhvillohej minuta e 36-të.
Me rezultatin atkual – “mbretërit” vetëm e përforcojnë vendin e parë – me 18-të pikë të grumbulluara.
Teksa, nën anën tjetër – Atletico është në pozitën e shtatë – me vetëm dhjetë pikë./Shqip.com