Real Madrid poshtëron Levanten e rënë nga liga

Mbretërit nuk kanë të ndalur edhe pas kurorëzimit me titullin e 35-të të La Liga-s.
Të super-motivuar në prani të fansave të tyre në “Bernabeu”, ata mposhtën Levanten 6:0.
Golin e parë e shënoi mbrojtësi Freland Mendy në minutën e 13-të.

Pas gjashtë minutash, Karim Benzema realizoi të dytin dhe të 27-in këtë sezon në kampionatin spanjoll, duke u barazuar me Raul-in si i dyti me më së shumti gola për Madridin.
Ai po ashtu u shpall lojtari më i mirë i La Liga-s për muajin mars.
“Los Blancos” nuk u ngopën me kaq pasi festuan edhe dy herë të tjera në pjesë të parë.
Këtë e arritën përmes dyshes braziliane, Rodrygo (34’) dhe Vinicius Jr. (45’).
Pushimi mes pjesëve erdhi dhe shkoi.
Por, golat duket se pushuan pas tij, me djemtë e Ancelottit që nuk po sforcoheshin më shumë.
Levante janë veçse të rënë nga liga dhe nuk kishi për çfarë të luftojnë.
Ndeshje të mirë bëri Luka Modric, i cili dhuroi tre asiste.

Asist dha edhe francezi Benzema, që shërbeu për Vini-n në minutën e 68-të.
Dhe për të kompletuar “hattrick”-un e tij, u përkujdes në të 83-tën.
Kjo fitore i jep Madridit 84 pikë, 12-të më shumë se vendi i dytë që i takon rivalit, Barcelonës.
Kurse, ekipi nga Valencia pozicionohet e “fundosur” në pozitën e fundit në renditje, me vetëm 29 sosh të arkëtuara.

Përndryshe, Real Madrid janë në finale të Ligës së Kampionëve ku do të ballafaqohen me Liverpool-in e Klopp. /Shqip.com