Sport Ndërkombëtar

Real Madrid  pa shumë vështirësi ndaj Almerias

Real Madridi ka shënuar fitore 4-2 ndaj Almerias në kuadër të javës së 32-të në La Liga.

Rezultati u zhbllokua që në minutën e 5-të, kur Vinicius Junior asistoi te Karim Benzema për rezultatin 1-0.

Golin e dytë, francezi e shënoi në minutën e 17-të, këtë herë me asistimin e Rodrygos. Për ta realizuar het-trikun e tij, fituesi i Topit të Artë u ndihmua nga penalltia, për të shënuar për 3-0 në minutën e 42-të.

Por, derisa po përfundonte pjesa e parë, Almeria shënoi për 3-1 përmes Lazaros në minutën e 45+1-të, me asistimin e Largie Ramazanit.

Edhe pjesa e dytë u dominua nga Reali, që shënoi edhe dy gola të tjerë.

Fillimisht, për 4-1 shënoi Rodrygo në minutën e 47-të me një asistim të Dani Ceballos.

Por, Almeria ia doli të shënonte edhe të dytin, tani nëpërmjet Robertones (61’), që u asistua prej Portillos.

Ishte minuta e 80-të e takimit kur Karim Benzema kërkoi penallti për rrëzim nga portieri i mysafirëve, mirëpo francezi kishte shkaktuar faul në ndërtimin e aksionit dhe VAR-i ia mohoi atë dëshirë.

Pas javës së 32-të, Real Madridi gjendet në vendin e dytë me 68 pikë, tetë më pak se Barcelona që pas pak takohet me Real Betisin.

/Shqip.com