Sport Ndërkombëtar

Real Madrid nuk ndalet, Kroos realizon eurogol  

Real Madridi është nikoqirë i Cadiz në kuadër të javës së 14-të të La Ligas, shkruan Shqip.com.

Madrilenët kanë realizuar për 2:0 në minutën e 70-të.

Ishte një gol shumë i bukur i realizuar nga Toni Kroos.

Real Madrid ka kaluar në avantazh prej 1:0 me golin e realizuar nga Militao.

Mbretërit vijnë nga dy ndeshje pa fitore dhe kërkojnë të kthehen te triumfi, pasi Barcelona ka marr pozitën e parë.

Ata aktualisht kanë 32 pikë, pesë më pak se sa katalunasit.

Në anën tjetër Cadiz në pesë ndeshjet e fundi ka një fitore, tri barazime dhe një humbje dhe mbajnë vendin e 19-të me 11 pikë të tubuara.

/Shqip.com