Sport Ndërkombëtar

Real Madrid – një milion euro donacion për popullin ukrainas

Real Madrid me kampanjën "Të gjithë me Ukrainën"

Teksa konflikti në mes të Ukrainës dhe Rusisë po vazhdon, Real Madridi ndan një shumë të majme parash për popullatën ukrainase, raporton ‘AS‘.

Klubi madrilen ka ndarë plot një milion euro- për nevojat e popullit të zhvendosur tashmë nga Ukraina.

Lajmin e ka bërë të ditur edhe vet klubi, përmes një komunikate zyrtare në rrjetet sociale.

Postimi zyrtar i Real Madridit në rrjetin social- Twitter

Deri më tani, rreth tre milionë civilë ukrainas janë shpërngulur jashtë kufinjve të vendit të tyre- sipas Kombeve të Bashkuara (UN).

Trupi më i lartë ekzekutiv i futbollit europian- UEFA, më 2 mars i donoi po ashtu një milionë për fëmijët ukrainas, siç e bëri të ditur vet institucioni.

Megjithatë, ‘Los Blancos’ dha të njëjtën shumë, të mërkurën- përmes Fondacionit të Real Madridit.

Gjithashtu, ‘mbretërit’ njoftuan se kampanja e tyre e lansuar “Të gjithë me Ukrainën”, do të vazhdojë për aq kohë sa është e nevojshme. /Shqip.com