Sport Ndërkombëtar

Real Madrid merr vendim për Harry Kane

Pasi njoftuan afrimin e Jude Bellingham, Real Madrid ka marrë një vendim të rëndësishëm në lidhje me Harry Kane, objektivi i tyre kryesor për të përforcuar fazën sulmuese. Kane nuk do të jetë pasuesi i Karim Benzemas. Kjo zgjedhje e drejtuesve të klubit është e kushtëzuar nga disa arsye, ndërsa më kryesorja është kosto e lartë e kartonit, për të cilin presidenti i Tottenhamit kërkon 116 milionë euro.

Harry Kane

Kjo shifër shihet si e lartë për një lojtar që është futur në vitin që i përfundon kontrata, plus mosha e tij. Reali mund të shkonte maksimumi në 80 milionë euro duke pasur parasysh edhe pagesën e lartë që merr Harry Kane, 20 milionë euro në sezon. Sulmuesi anglez ishte dëshira kryesore e Carlo Ancelotti, por në këtë pikë edhe italiani është dorëzuar.

/Shqip.com