Sport Ndërkombëtar

Real Madrid me ofertë zyrtare për Kylian Mbappen

Kylian Mbappe

Largimi i Kylian Mbappes nga Paris Saint-Germian dhe transferimi i tij drejtë Real Madrid është gjithmonë e më afër.

Sipas raportimeve të “Talk Sport”, “Los Blancos” tashmë kanë bërë ofertë zyrtare për transferimin e tij.

Raportohet se skuadra madriliene ka ofruar plotë 180 milionë euro, pikërisht shumën që kërkonte skuadra franceze.

Nga ana tjetër, Mbappe i ka komunikuar drejtuesit e PSG-së se dëshiron të largohet nga skuadra.

Nga ana tjetër, skuadra mbretërore nuk po e konsideron aspak problem marrëveshjen personale me sulmuesin, pasi ai tash e sa kohë ka shprehur dëshirën e tij të luaj në Madrid.

Në bisedime me klubin nga Parisi është i përfshirë direkt edhe Florentio Perez.

Real Madrid e konsideron PSG si skuadër miqësore, derisa tash e sa kohë janë munduar ruajnë marrëdhëniet e mira me ta.

Sipas raportimeve të fundit nga media franceze, transferimi i Mbappes pritet të kompletohet gjatë kësaj jave./Shqip.com