Sport Ndërkombëtar

Real Madrid me mungesa ndaj Liverpoolit

FOTO: Getty Images
FOTO: Getty Images

Gjiganti spanjoll Real Madridi do të ketë mungesa të rëndësishme për ndeshjen ndaj Liverpoolit që e luan në Ligën e Kampionëve.

Klubi spanjoll ka bërë të ditur se trajneri Carlo Ancelotti nuk do të mund të llogarisë në mesfushorët Toni Kroos dhe Aurelien Tchouameni.

Të dy futbollistët nuk kanë udhëtuar me ekipin drejt Liverpoolit për shkaqe shëndetësore dhe nuk dihet për sa kohë do të qëndrojnë jashtë fushe.

Dueli mes Liverpoolit dhe Real Madridit, zhvillohet të martën prej orës 21:00. Kjo është ndeshja e parë e 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve.

Krahas këtij dueli, të martën mbrëma luhet edhe ndeshja ndërmjet Eintracht Frankfurtit dhe Napolit.

/Shqip.com