Sport Ndërkombëtar

Real Madrid – Manchester City, eurogol në “Santiago Bernabeu” (VIDEO)

Është zhbllokuar rezultati në ndeshjen Real Madrid – Manchester City, e vlefshme për gjysmëfinalen e parë në Ligën e Kampionëve.

Skuadra spanjolle ka kaluar në epërsi në minutën e 36-të me një gol të bukur, të shënuar nga Vinicius Jr.

Deri në atë moment, Manchester City pati shumë më tepër nga loja, por pa arritur të shënojë.

/Shqip.com