Sport Ndërkombëtar

Real Madrid kërkon fitoren përballë Valencias

Skuadra e Real Madridit do të përballet gjatë mbrëmjes së sotme me Valencian.

Kjo ndeshje e mbetur e javës së 17-të pritet të nis nga ora 21:00.

Real Madrid vjen në këtë takim pas barazimit pa gola ndaj Real Sociedatit ndërsa Valencia vjen pas disfatës përball Valladolidit.

Në ndeshjen e fundit midis këtyre dy skuadrave kishte triumfuar Real Madrid me rezultat 2:1.

Madrid kërkon fitoren për t’iu afruar edhe më shumë Barcelonës e cila pas fitores ndaj Betis është larguar tetë pikë.

/Shqip.com