Sport Ndërkombëtar

Real Madrid kanë gjetur “Benzeman e ri”

Karim Benzema është lojtari më i mirë në botë aktualisht, sipas shumë futbolldashësve.

Megjithatëa, kjo formë e mirë e tij nuk garanton gjatë për Real Madridin, si shkak i moshës së tij.

Për zëvendësimin e 33 vjeçarit, klubi spanjoll po përgatit planin e nënshkkrimit të Amine Gouiri, raporton Goal.

Gouiri, Franca

Lojtari i Nice-s është quajtur “Benzema i ri” dhe mund të ndjekë me të vërtetë rrugën për në “Santiago Bernabeu”.

Kjo pasi që “Los Blancos” humbën garën për norvegjezin Erling Haaland, që u transferua te Manchester City.

Gouiri po kalon sezon të shkëlqyer, duke shënuar 10 gola dhe duke asistuar tetë sosh për klubin francez.

Përveç aftësisë së shënimit të golave, 22 vjeçari ka prejardhjen e njëjtë me Karimin – ata të dy origjinojnë nga Algjeria.

Amine Gouiri, OGC Nice

Megjithatë, të dy kanë zgjedhur Francën për ta përfaqësuar.

Përndryshe, kontratë që e mban atë në “Allianz Riviera” ka deri në qershor të vitit 2024, dhe vlera e tij në treg kap shifrën e 50 milionë eurove, sipas “transfermarkt”. /Shqip.com