Sport Ndërkombëtar

Real Madrid kalon tutje në Kupën e Mbretit

Real Madridi të enjten ka shënuar rikthim të jashtëzakonshëm në 1/8 e finales së Kupës së Mbretit dhe ka kaluar tutje në këtë garë. Madrilenët e drejtuar nga Carlo Ancelotti përmbysën rezultatin në udhëtim te Villarreali, dhe fituan 3:2.

Etienne Capoue në minutën e katërt dhe Samuel Chukwueze befasuan mysafirët në pjesën e parë.

Megjithatë, rikthimi i madh i Real Madridit nisi nga minuta e 57-të kur shënoi Vinicius Junior.

Për 2:2 u përkujdes Eder Militao në minutën e 69-të, ndërsa golin e fitores e realizoi Dani Ceballos, katër minuta para fundit të duelit.

Shorti i ndeshjeve çerekfinale në Kupën e Mbretit do të tërhiqet të premten.

/Shqip.com