Sport Ndërkombëtar

Real Madrid gjenë zëvendësuesin e Sergio Ramos

Sergio Ramos

Real Madrid ka mbetur pa dy qendërmbrojtësit kryesor të skuadrës, Sergio Ramos dhe Raphaël Varane, shkruan Shqip.com.

Kjo pasi të dy u larguan këtë verë nga skuadra mbretërore, me legjendën spanjolle që u transferua si lojtar i lirë drejt PSG, derisa mbrojtësi francez u transferua te Manchester United.

Trajneri i madrilienëve, Carlo Ancelotti u ka dhënë dritën e gjelbër drejtuesve të klubit që ta transferojnë mbrojtësin e Villarreal, Pau Torres.

Qendërmbrojtësi spanjoll zhvilloi paraqitje shumë të mira me skuadrën spanjolle gjatë edicionit të kaluar, ku arriti të fitoi edhe Europa Leaguën, derisa në “EURO 2020” pati paraqitje shumë të mira me Spanjën.

Mediat spanjolle kanë raportuar se “Los Blancos” kanë bërë ofertë prej 50 milion euro në drejtim të Villarreal për mbrojtësin.

Dy klubet kanë raporte të mira mes vete, derisa transferimi i Torres pritet të jetë punë e kryer.

Në rast se nuk arrihet marrëveshja, atëherë madrilienët janë të gatshëm të ofrojnë ndonjë futbollistë në ofertën e tyre të dytë, vetëm për ta transferuar 24-vjeçarin në “Santiago Bernabeu”./Shqip.com

Pau Torres