Sport Ndërkombëtar

Real Madrid – fitues i Superkuës së Spanjës

Momente nga festa

Real Madrid nuk po domonin vetëm në futbollin spanjoll, por edhe ne basketboll.

“Mbretërit” janë shpallur kampionë të Superkupës – pasi në finale e kanë mposhtur Barcelonën.

Ndeshja ishte tejet e fortë dhe solli shumë emocione – por “los blancos” ishin më kërkues dhe në fund triumfuan me rezultat 89-83 – pas vazhdimeve.

Teksa – ndeshja e rregullt mbaroi 71-71.

Basketbollisti më i dalluar në parket te madrilienët ishte Tavares, i cili shënoi 24 pikë, asistoi pesë herë, bëri 12-të kërcime dhe pesë bllokime./Shqip.com