Sport Ndërkombëtar

Real Madrid fiton sërish, shkëlqen Bellingham

Real Madridi e ka shënuar edhe fitoren e dytë në La Liga, këtë herë 3-1 në udhëtim te Almeria.

Pas vetëm tre minutash lojë, vendasit kaluan në epërsi me anë të Sergio Arribas, që u asistua nga Robertones.

Por, “Los Blancos” i barazuan shifrat në 1-1 me golin e realizuar nga Jude Bellingham në minutën e 19-të.

Pjesa e dytë ishte e dominuar nga mysafirët, që ia dolën të shënonin dy gola.

Bellingham realizoi edhe golin e dytë te Real Madridi në minutën e 60-të me një asistim të Kroos.

Anglezi më pas ndryshoi rol nga golashënues në asistues, pasi shërbeu mjaft mirë Vinicius Juniorin (73’) për 3-1.

Pas javës së dytë, Real Madridi është lider me gjashtë pikë.

/Shqip.com