Sport Ndërkombëtar

Real Madrid fiton ndaj Cadiz, mendon për Chelsean

Real Madrid ka fituar në udhëtim te Cadiz me rezultat 2:0, në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të të Kampionatit spanjoll.

Golat për “galaktikët” u shënuan në pjesën e dytë.  Fillimisht Nacho Fernandez shënoi në minutën e 72-të e më pas Marco Asensio (76’) “hipotekuan” fitoren e “madrilenëve” ndaj Cadiz.

Me këtë fitore madrilenët ngjiten në kuotën  62 pikëve dhe presin vetëm “matematikën” për të siguruar një vend në Champions sezonin e ardhshëm, me kampionatin tashmë të fituar nga “katalanasit”.

Kështu, djemtë e udhëhequr nga Carlo Ancelotti kthejnë “sytë” nga ndeshja e radhës në Champions League, teksa mbrëmjen e së martës do të udhëtojnë drejt “Stamford Bridge” për ndeshjen e kthimit të çerek-finaleve të Ligës së Kampionëve.

/Shqip.com