Sport Ndërkombëtar

Real Madrid fiton me përmbysje, e mban Barcelonën në presion

Real Madrid është kthyer te fitorja në kampionat pas dy barazimeve radhazi. Skuadra e Carlo Ancelottit ka fituar me përmbysje 3-1 në shtëpi ndaj Espanyolit dhe ka shkuar aktualisht është vetëm gjashtë pikë larg Barcelonës kryesuese në renditje.

Mysafirët kaluan në epërsi në minutën e 8-të me golin e shënuar nga Joselu, i cili e shfrytëzoi mirë gabimin e bërë nga Camavinga.

Real Madrid është kundërpërgjigjur në minutën e 22-të duke barazuar shifrat me Vinicius Junior. Braziliani ka marrë një top në krahun e majtë, është futur në zonë dhe ka arritur të shënojë pavarësisht murit të kundërshtarëve që kishte përballë.

Me 19 gola të shënuar për Real Madrid në të gjitha garat në këtë sezon, Vinicius Junior është braziliani me më shumë gola të shënuar në pesë kampionatet kryesore të Evropës (Neymar, 18 gola).

Në minutën e 39-të ka ardhur edhe goli i dytë i përmbysjes për skuadrën e Ancelottit. Një tjetër brazilian ka realizuar për vendasit. Ka qenë Militao që ka shënuar me kokë pas asistimit të bukur të marrë nga Tchouameni.

Në fundin e takimit, më saktësisht në minutën e 93-të, është shënuar goli i tretë dhe i sigurisë për madrilenët, që është realizuar nga Marco Asensio.

/Shqip.com