Sport Ndërkombëtar

Real Madrid ende po insiston për Antonio Rudiger

Antonio Rudiger

Ende nuk e ka vazhduar kontratën.

E ardhmja e Antonio Rudiger duket ende e mjegullt, ndërsa Real Madrid është ende i intersuar për ta sjellë në “Santiago Bernabeu”.

Sipas “Mundo Deportivos”, qëllimi i spanjollëve është që ta transferojnë qendërmbrojtësin gjerman pa shpenzuar asnjë qindarkë.

“Mbrojtësi gjerman dhe klubi londinez nuk e gjejnë gjuhën e përbashkët për sa i përket pagës (Rüdiger kërkon 12 miliomë dhe Chelsea i ofron 8.5) dhe Madridi është në kërkim, së bashku me klubet e tjera si Bayern apo PSG, në përpjekje për të marrë shërbimet e tyre.

Siç theksojnë nga Anglia, për momentin Madridi është në pozitën më të mirë për të bindur lojtarin. Synimi i drejtuesve të të Real Madrid është të përsërisin formulën e përdorur me David Alaba, i cili u lirua nga Bayern Munich pasi nuk rinovoi kontratën”, ka shkuar mediumi spanjoll ndër të tjera.

https://twitter.com/beINSPORTSUSA/status/1475128371420053505?s=20
Edhe “Bein Sport” raporton për këtë transfer të mundshëm

Shtatëgjati po kalon në formë jetësore që kur Thomas Tuchel e mori drejtimin e Chelseat.

Së bashku me Thiago Silvan janë bërë një tandem i pazëvendësueshëm dhe është një nga pikat më të forta të londinezëve.

Këtë sezonë, ai ka zhvilluar 17-të paraqitje në Premierligë dhe pesë në Ligën e Kampinëve, ndërsa ka shënuar dy gola.

28 vjeçari është pjesë e Chelseat që nga viti 2017, ndërsa në të kaluarën kishte luajtur për Romën dhe Stuttgartin./Shqip.com