Sport Ndërkombëtar

Real Madrid – Elche, ndeshja nis me këto formacione

FOTO: antena3
FOTO: antena3

Formacionet zyrtare të ndeshjes mes Real Madridit dhe Elches janë publikuar.

Kjo ndeshje wshtw e vlefshme për javën e 21-të në La Liga.

“Los Blancos” kërkojnë fitoren medoemos për të mbetur ende në garë për titullin e kampionit.

Aktualisht, Real Madridi gjendet në vendin e dytë me 45 pikë, 11 më pak se Barcelona që ka një ndeshje më shumë të luajtur.

Në anën tjetër, Elche është në vendin e fundit në tabelë me vetëm nëntë pikë dhe me shumë gjasa do të bie nga elita e futbollit spanjoll.

Real Madrid: Lunin; Carvajal, Militao, Alaba, Nacho; Fede Valverde, Camavinga, Ceballos; Asensio, Benzema, Rodrygo.

Elche: Edgar Badia; Magallan, Enzo Roco, Diego Gonzalez, Clerc, Carmona; Gumbau, Raul Guti, Fidel; Ponce, Nteka.

/Shqip.com