Real Madrid e nis La Ligën me fitore
Publikuar:
(14.08.2022 23:56:49)

Real Madrid e ka filluar me këmbë të mbarë sezonin e ri në La Liga.
“Los Blancos” kanë triumfuar me rezultat 1-2 në udhëtim te Almeria.
Skuadra vendase e nisi më mirë këtë takim – duke kaluar në epërsi me anë të Largie Ramazani – në minutën e gjashtë.
Por, madrilienët nuk u dorëzuan.
Kur po zhvillohej minuta e 61-të, Lucas Vasquez e tundi rrjetën për të barazuar shifrat në 1-1.
Teksa, në minutën e 75-të një eurogol nga gjuajta e lirë e realizoi David Alaba.
Me këtë fitore, “mbretërit” arkëtojnë tre pikë tejet të rëndësishme – për këtë fillim të kampionatit.
Në anën tjetër, Almeria – përkundër humbjes pati paraqitje mjaftë solide dhe tregoi që do të jetë një “arrë e fortë” për të gjithë kundërshtarët./Shqip.com