Sport Ndërkombëtar

Real Madrid e kërkon yllin e Liverpoolit

Real Madrid e ka vendosur kapitenin e Skocisë, Andy Robertson, në listën e tyre të transferimeve në afatin kalimtar të kësaj verë.

“Los Blancos” janë duke u përgatitur për një verë të ‘nxehtë’ pas humbjes së titullit të kampionit në La Ligë nga rivalët e përjetshëm, Barcelona.

Skuadra ‘merenguese’ dështojë edhe në Ligën e Kampionëve, duke u mundur nga Manchester City.

Sipas medieve britanike, ylli i Liverpoolit, Robertson, mund të jetë një nga objektivat e tyre për t’u rikthyer në krye të La Ligës.

Robertson është një nga lojtarët kyç në skuadrën e Jurgen Kloop, i cili pak është besueshme së do të heq dorë nga mbrojtësi i majtë.

Megjithatë, thuhet se skocezi mund të kërkojë një sfidë të re në këtë fazë të karrierës së tij, veçanërisht kur është në pyetje Real Madridi.

/Shqip.com