Sport Ndërkombëtar

Real Madrid dhe Barcelona në “paqe” – pas 45 minutave lojë

Real Madrid-Barcelona

Dy gola dhe shumë emocione.

Barcelona dhe Real Madrid po barazojnë 1-1 pas 45 minutave lojë.

Golin e parë e realizoi Vinicus Jr, kur po zhvillohej minuta e 25-të.

Sulmuesi braizilian u gjend në situatë 1-1 me Ter Stegen dhe e mposhti gjermanin në mënyrë mjeshtërore. Paraprakisht, Busquts gaboi në mesfushë, duke e humbur topin.

https://twitter.com/manclipss/status/1481346942986817541?s=20
Goli i shënuar nga Vinicius Jr

Në anën tjetër, katalunasit sulmuan kryesisht me krosime.

Pasi, Luuk de Jong nuk realizoi me kokë – rrjetën e tundi me këmbë, në minutën e 40-të.

https://twitter.com/Freknie/status/1481351262490841088?s=20
Goli i shënuar nga De Jong

Në përgjithësi është duke u zhvilluar një lojë e barabartë.

Barca e ka posedimin e topit, kurse madrilienët po luajnë me kundërsulme.

Kjo ndeshje po zhvillohet në kuadër të gjysmëfinales së Superkupës spanjolle.

Fituesi i kësaj ndeshje, do të përballet me fituesin nga ndeshja Atletico Madrid-Athletic Bilbao, që zhvillohet të enjten në ora 20:00./Shqip.com