Sport Shqiptar

Real Madrid “çmonton” Girona-n, “Los Blancos” fiton 4:0 në “Bernabeu”

Dueli i raundit të 24 në La Liga, Real Madrid-Giron u zhbllokua shpejt, me Vinicius që mrekulloi me golin e minutës së gjashtë.

Sërish Vinicius do dhuronte një pasim fenomenal për Bellingham, që në të 35 minutë i dërgoi shifrat në 2-0.

Po i njëjti, Bellingham shënoi edhe golin e radhës në të 54 minutë, para se Vinicius të dhuronte sërish një asist, këtë herë për Rodrygo.

Me këtë sukses, Real Madrid ngjitet në kuotën e 61 pikëve për kreun e La Ligas, duke lënë Gironën me 56 pikë në vendin e dytë.

Në sfidat e tjera të ditës në La Liga, Alaves barazoi 1-1 me Villarreal, teksa Osasuna bëri befasinë duke mundur 0-1 Real Sociedadin në “San Sebastian”.

/Shqip.com