Sport Ndërkombëtar

Real Madrid – Chelsea, Lampard tregon strategjinë

Chelsea po kalon stinorin më të vështirë në vitet e fundit.

Pozita e 11-të në Premier League, 400 milionë të shpërdoruara në dy afate të transferimeve, kanë bërë që humori të mos jetë aspak i mirë në Londër.

“Blutë”, sonte ndeshen me Real Madridin në “Bernabeu” dhe për shumë analistë të futbollit, Chelsea nuk llogaritet favorit.

Megjithatë trajneri i ri, Frank Lampard thotë që skuadra e tij do të kërkojë kualifikimin. “Nuk do ta vendosim autobusin para portës sonë. Do të përpiqemi të arrijmë fitore në ndeshjen e parë”, tha trajneri Lampard.

Frank Lampard u emërua për herë të dytë në krye te londinezëve.

Ai kishte drejtuar Chelsean nga viti 2019 deri më 2021.

/Shqip.com