Real Madrid – Atletico Madrid, publikohen formacionet zyrtare të derbit madrilen
Publikuar:
(26.01.2023 20:08:21)

Real Madridi dhe Atletico Madridi takohen në Santiago Bernabeu për ta zhvilluar të ashtuquajturin ‘El Derbi Madrileno’ në kuadër të fazës çerekfinale të Kupës së Mbretit.
Skuadra fituese do të vazhdojë në gjysmëfinale të Copa del Rey, ku tashmë janë kualifikuar Barcelona dhe Osasuna.
Valencia dhe Athletic Bilbao janë dy skuadrat tjera që luftojnë për një vend në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit.
Formacionet zyrtare
Real Madrid: Courtois; Nacho, Militao, Rudiger, Mendy; Modric, Camavinga, Kroos; Valverde, Benzema, Vinicius Jr.
Atletico Madrid: Oblak; Molina, Savic, Hermoso, Reinildo; Correa, Koke, De Paul, Lemar; Morata, Griezmann.
/Shqip.com