Sport Ndërkombëtar

Real Madrid arrin marrëveshje me talentin e Monacos

Aurélien Tchouaméni

Fakti që Kylian Mbappe i refuzoi, duket që e ka “nevrikosur” Floerentino Perezin.

“Mbretërit” tashmë – nuk po kursejnë nga kuleta.

Sipas EMC SPORT, Real Madrid ka arritur marrëveshje – me mesfushorin e Monacos, Aurélien Tchouaméni.

“Aurélien Tchouaméni do të angazhohet për pesë vjet te Real Madrid. Transferimi do të jetë rreth 80 milionë euro”, ka raportuar mediumi francez.

Kurse, të njëjtin lajm e ka konfirumuar edhe Fabrizio Romano.

Tchouameni – konsiderohet si një nga talentët më të mëdhenjë të dalë nga Ligue 1 së fundmi, teksa është vetëm 22 vjeçar.

Pozita e tij natyrale është – si mesfushor defanziv.

Në këtë sezon, Aurelien ka zhvilluar 35 ndeshje, teksa është autor i tre golave dhe dy asistimeve.

Zbarkimi i Tchouamenit – në “Santiago Bernabeu” do e rrisë konkurencën edhe më shumë – dhe mbetet të shihet nëse do e sigurojë pozitëne  startuesit.