Sport Ndërkombëtar

Real Madrid apo PSG, fituesi vendoset në “Santiago Bernabeu”

Me një fitore minimale në “Parc De Prince”, Paris Saint-Germain udhëton drejt Spanjës për tu përballur me Real Madridin.

Ndeshja e parë e pa Kylian Mbappe të shënonte vonë për t’i dhënë avantazhin e lehtë klubit francez, 1-0.

📝 PSG - Real Madrid : les notes des Parisiens !

Të dy skuadrat që pretendojnë titullin do të takohen për 90-të minuta për të vendosur fituesin e madh.

Real Madridi duhet të bëjë ballë sulmit të PSG-së pa Casemiron dhe Ferland Mendyin.

Derisa për klubin francez pikëpyetja e madhe është nëse Mbappe do të jetë i gatshëm të luajë apo jo.

Skuadra nga kryeqyteti spanjoll ka humbur vetëm një nga pesë ndeshjet e fundit në shtëpi kundër PSG-së.

Punë më të lehtë pritet të ketë Manchester City përballë Sporting të Portugalisë.

“The Citizen” tashmë thuajse janë kualifikuar pas një fitore bindëse në ndeshjen e parë me rezultat 5:0.

City v Sporting: Kick-off time, TV info and team news

Të dyja ndeshjet do të zhvillohen të mërkurën me fillim nga ora 21:00./Shqip.com