Sport Ndërkombëtar

Real Betis dhe Manchester United takohen në Ligën e Evropës, publikohen formacionet zyrtare

FOTO: laligaexpert
FOTO: laligaexpert

Manchester Unitedi është mysafir i Real Betisit në Estadio Benito Villamarin për ndeshjen kthyese të 1/8 së finales në Ligën e Evropës.

Djajtë e Kuq fituan me rezultat bindës (4-1) në Old Trafford dhe janë 90 minuta larg konfirmimit në fazën tjetër të kësaj gare.

Skuadra spanjolle duhet të fitojë se paku me epërsi prej tre golash për ta dërguar ndeshjen në vazhdime apo me katër gola epërsi për t’u kualifikuar në çerekfinale.

Formacionet zyrtare

Real Betis: Rui Silva; Sabaly, Pezzella, Edgar, Abner Vinicius; William Carvalho, Guido Rodriguez; Ruibal, Joaquin, Juanmi; Ayoze Perez.

Manchester United: De Gea; Wan-Bissaka, Maguire, Martínez, Malacia; Fred, Casemiro; Pellistri, Bruno Fernandes, Rashford; Weghorst.

/Shqip.com